Xhafer Gashi: Agim Ramadani është vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës NULL NULL 11.04.2021 12:49 11.04.2021 12:49 Njëri nga luftëtarët e “Betejës së Koshares”, ishte edhe Xhafer Gashi. Ai sot ka përkujtuar bashkë luftëtarin e tij Agim Ramadani-Katana, në 22 vjetorin e rënies. Gashi tha se brenda shpirtit të tij rron ideali dhe atdhedashuria që kishte Ramadani. Kryetari i Komunës së Obiliqit theksoi se Agim Ramadani, është vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana, ndërsa në kalendarin e jetës sime shënon ditën më të rëndë të humbjes së vëllaut,shokut,mikut e bashkëluftëtarit tim.Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote”. “Hero im, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.