Bekë Berisha: Vaksinimi është zgjidhje, jo mbyllja NULL NULL 10.04.2021 13:55 10.04.2021 13:55 Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar masat për mbyllje të pjesshme të Qeverisë duke thënë se ato nuk janë zgjidhja për tejkalimin e situatës. Ai tha se këto masa goditën më shumë gastonominë, e cila, sipas tij, është në prag të falimentimit, njofton Klan Kosova. “Ky sektor, që i ka mbijetuar me shumë vështirësi gjendjes pandemike dhe masave të ashpra, është para falimentimit. Vendimi për t’i lënë hapur ‘merr e shko’ është vendim që gastronomia të punojë me humbje”, ka thënë Berisha pasi kishte vizituar disa lokale në Istog. “Spektaklet duhet të përfundojnë, këto biznese të vogla duhet t’i jepet mbështetja financiare direkte, pa spektakle por me veprime konkrete. Mjaft me fjalë, lironi e transferoni mjetet. Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja e shtetit me financa dhe vaksinimi është zgjidhja”. Edhe deputeti tjetër i AAK-së, infektologu Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media të shtunën ka thënë se Qeveria duhet të vendosë kontaktet sa më shpejtë me shtetet mike për të siguruar vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë qytetarët e Kosovës. AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.