Finalistët, Dnipro – Sevilla NULL NULL 15.05.2015 08:57 15.05.2015 08:57 Mbrëmë janë mësuar dy finalistët e Europa League që do të luajnë në Finalen e Varshavës. Dnipro e Ukrainës jo kot është quajtur si befasia e këtij edicioni në këtë garë dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme, duke e eliminuar Napolin e Rafa Betinez me rezultat 1:0 me golin e Yevhen Seleznyov. Ndërsa në ndeshjen tjetër Sevilla që pothuajse e kishte siguruar finalen që në raundin e parë, mbrëmë e konfirmoi edhe njëherë se është më e mirë sesa Fiorentina. Rezultati përfundimtar i duelit ishte 0:2. Golat u realizuan nga Carlos Bacca dhe Danilel Carrico. Finalja mes Dnipro dhe Sevilla do të luhet më 27 maj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.