Ferati: Ahtisaari na obligoi të bëjmë katundet komuna NULL NULL 30.04.2015 16:35 30.04.2015 16:35 Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili ka qenë pjesë e formimit të komunave të reja serbe, ka pranuar se me pakon e Ahtisarit nuk kanë pas çare pa krijuar komunë nga tri katunde, megjithatë thotë se ato kurrë nuk do të bëhen komuna. Ai këto komente i bëri në komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku u zgjodh kryesues i grupit punues për monitorimin e ligjit për Kufijtë Administrativ Komunal, ndërsa Shqipe Pantina, kryesuese për monitorim të ligjit për Organizatat Joqeveritare. Kurse, Xhevahire Izmakun u zgjodh si kryesuese e grupit punues për monitorim të ligjit për Administratën Shtetërore, ndërsa Shqipe Pantina kryesuese për monitorim të ligjit për Organizatat Joqeveritare. Gjatë kësaj mbledhje, Sadri Ferati propozoi që së bashku me shoqërinë civile dhe organizata ndërkombëtare të monitorojnë ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ndërkaq, Shqipe Pantina nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se mbledhjen e ardhshme të diskutohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës. Në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni pritet që të vendosen anëtarët e grupeve punuese për secilin ligj që do të monitorohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.