Ylli në gjysmëfinale kundër Goga Basket NULL NULL 07.04.2021 21:09 07.04.2021 21:09 Ylli ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 70-87, dhe pritet të takohet me Goga Basket në gjysmëfinale në kuadër të Ligës Unike. Lojtari më i dalluar nga radhët e Yllit, qe Valon Bunjaku me dyshifror të dyfishtë me 17 pikë, 6 kërcime dhe 11 asistime. Ndërsa nga radhët e Prishtinës më i dalluari ishte Fisnik Rugova me 24 pikë dhe 5 kërcime, vlen të flitet për të riun Polloshka i cili e përfundoi lojën me 8 pikë dhe 7 asistime. Gjysmëfinalet në mes të Golden Eagle Ylli me Goga Basket dhe Pejës me Rahovecin do të luhen me 13 prill. Ndeshjet e Ligës Unike mund ti ndiqni ekskluzivisht në Artmotion.