Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet tenderi për spitalin COVID (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 02.04.2021 20:36

Ministria e Shëndetësisë gjatë së martës ka bërë me dije se ka anuluar tenderin për  “Adaptimin e hapësirave të klinikës së re emergjente për nevoja të COVID-19 “, për të cilën ishin planifikuar afro 19 milion euro. Procedurë kjo që ishte hedhur në prokurim në fund të vitit të kaluar.

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e mungesës së buxhetit për projektin në fjalë.

“Duke marrë parasysh se në buxhetin e  miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të  prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në njoftimin rreth këtij vendimi

Ky anulim i tenderit vjen pikërisht në periudhën kur situata epidemiologjike në vend është rënduar dhe kapacitete spitalore janë të stërngarkuara.

Edhe pse, ish-ministri Armend Zemaj kishte thënë se këto hapësira me një sipërfaqe prej 17 mijë m2, do ofronin kapacitete prej 500 shtretër për pacientët e prekur me virus.

Megjithatë, kreu i shoqatës për të drejtat e pacientëve Besim Kodra thekson se ideja për të pasur një spital të dedikuar vetëm rastet Covid, ka qenë e gabuar.

“Hapja e një  tenderi të tillë ka pasur probleme qysh në fillim dhe nuk ka qenë i planifikuar mirë, edhe ka qenë e dukshme që do të anulohet. Kurse, këso praktika nuk janë parë as në rajon dhe Botë, për të pasur spital vetëm për COVID-19,  meqë COVID-19  na ka treguar që është sëmundje multi-disiplinuare, tregon Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Teksa shton se në këtë periudhë në të cilën jemi, një investim i tillë nuk është i nevojshëm, për shkak që po synohet imunizimi i popullsisë.

Derisa për spitalin COVID, gjatë nëntorit të vitit të kaluar kompania ALB-ARCHITECT ka fituar tenderin nga MSH-ja në vlerë prej 380 mijë euro sa i përket projektimit dhe mbikëqyrjes së punimeve.

lajme të ngjashme