Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvillime interesante në episodin e ri të serialit “Doktori i Mrekullive”

NULL NULL
01.04.2021 14:59

Episodi i sotëm i serialit “Doktori i Mrekullive” fillon me Fermanin dhe Nazël, ata po nisën për rrugë ngase Tanxhu i ka angazhuar në një garë ku janë të pranishëm kirurgë nga i gjithë vendi.

Tanxhu që të dyve iu thotë se spitali ka nevojë për të fituar këtë çmim, andaj do që t`ia sjellin atë.

Edhe Ali do të shkojë në këtë garë, pasi Tanxhu i ka thënë që t`ia prezantojë rastin e tij. Por Ferman dhe Nazël habiten shumë kur e shohin Aliun pranë tyre, sidomos Fermani.

Ali po mundohet të sillet ngrohtë ndaj Nazël dhe  bëhet sikur ka harruar se çfarë ka ndodhur gjatë natës së kaluar.

Ferda është vonuar për në punë dhe Tanxhu i tensionuar i dërgon asaj një mesazh me zë, duke i thënë “Nëse nuk vjen për 15 minuta në punë, gjej një punë tjetër për vetën, sepse për shkakun tënd e kam shtyer operacionin e Ihsan-it”.

Në ato momente vjen edhe Beliz në zyrën e tij, ajo i thotë atij nuk do të diskutojë me ty sepse sot ke gjykimin dhe je vonë.

Kur të gjithë po rehatoheshin në vendet e tyre, në po të njejtin ajroplan po hynë edhe Ezo. Nazël mbetët e habitur kur sheh atë, por më i habitur është edhe Aliu, ai i thotë Ezo-së se ti po më ndjek mua, por ajo i kundër përgjigjet duke i thënë se “çfarë e mendon vetën ti”, unë vetëm doja të shëtisja në Londër.

Fluturimi po fillon dhe në ndërkohë pilotja po paralajmëron se shkaku i motit të keq mund të ketë trumbulenca, por nuk ka nevojë për panik.

Pas pak vjen edhe lajmërimi se nëse gjendet një mjek në mesin e pasagjereve, le të vijë sepse ka nevojë për ndihmën e tij.

Ferman po nis të shkoj, por trumbulencat e fluturimit e frikësuan Nazël dhe ajo kapi krahun e Ferman-it, ai u ulë dhe i tha Nazël po qëndroj me ty, Ali me siguri do të shkoj.

Ali po kontrollon pacientin i cili vazhdimishit po vjellë, por përderisa ai po shkon tek Fermani po vëren se me këto simptoma të njejta ka edhe pasagjerë të tjerë në ajroplan.

Ferman kërkon që ajroplani të ulët diku urgjentishit sepse mendon se simptomat e shfaqura ngjasojnë në epidemi. Ali ka edhe një lajm për Fermanin, ai i tregon atij se këto simptoma të njejta i pa edhe tek udhëtarët e tjerë.

Në emergjencën e spitalit filluan të paraqitën rastët e ndërlikuara, Demir dhe Dorukun janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre, një person ka rënë nga kati i katër dhe lëndimi është sigurishit i rënd sepse pacienti në fjalë ka një thupër metali në këmbën e tij.

Nazël e ka kapluar paniku, por Ferman kërkon nga ajo që të kfjellët dhe të gjejmë së bashku arsyen e këtyre simptomave.

Pasagjerët po karantinohet, por në mesin e tyre është edhe një grua shtatzënë e cila si duket po ka dhimbje lindje.

Tërë këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.