Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konsideron veten ‘me fat që jeton në kohën e Kurtit e Messit’

NULL NULL
nga Hekuran Sokoli 30.03.2021 20:02

Mbështetja e madhe e për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u konfirmua me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ai mori mbi 50 për qind të votave të elektoratit.

Ka prej atyre që votuan për ndryshim, por ka edhe të atillë që e konsiderojnë vetën me fat që jetojnë në kohën e Kurtit, shkruan Klan Kosova.

Gazetari Kosovë Gjoci e ka zhvilluar një intervistë me Albin Kurtin në banesën ku ky i fundit ka jetuar dhe një komentuesi i ka bërë përshtypje numri i madh i librave.

“Më shumë libra ky sesa Biblioteka e Kosovës. Albin, me fat që jetoj në kohën tënde dhe të Messit”, ka shkruar ai në linkun ku është shpërndarë intervista.

Kujtojmë se Kurti tashmë nuk banon në banesën 60 metra katrorë ku u realizua intervista. Ai është vendosur në një shtëpi në lagjen “Tasligje” të Prishtinës.

klankosova.tv

lajme të ngjashme