Volkswagen e ndërron emrin në SHBA NULL NULL 30.03.2021 16:20 30.03.2021 16:20 Gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave që nga e hëna ka vendosur që ta ndërroj emrin në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani nga vetëm “Volkswagen” ky prodhues do ta ketë emrin e plotë “Volkswagen of America”. Kjo pasi që gjigandi gjerman i veturave përqëndrimin më të madh do ta ketë në veturat elektrike. Kryeshefi i Kompanisë për SHBA-të Scot Keogh, tha se nuk do të ketë ndryshim të përkushtimit për të prodhuar makinat më të mirat. “Ne mund ta ndryshojmë K-në në T, por çfarë nuk do të ndryshojmë është përkushtimi ynë për t’i prodhuar veturat më të mira në kategori për vozitësit dhe njerëzit kudo”. Zotimi i kompanisë gjermane është që deri në vitin 2025 do të prodhojë një milion vetura elektrike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi: Autorët të marrin dënimin e merituar 8 minuta më parë