Konjufca: Cima na ka dhuruar buzëqeshjen në kohën më të zymtë NULL NULL 27.03.2021 09:47 27.03.2021 09:47 "Ai ka qenë pjesë e pandashme e familjeve tona për dekada me radhë - sidomos për ne që jemi të lindur në vitit e 80-ta, nuk ka ndodh me prit vitin e ri e ai mos me qenë mysafir i yni i pashmangshëm". Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe tek Teatri Kombëtar me rastin e ndarjes nga jeta të humoristit Rasim Thaçit. Ai ka thënë se Cima ua ka dhuruar buzëqeshjen popullit shqiptar në kohërat më të zymta, njofton Klan Kosova. “Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të shquar të popullit tonë Rasim Thaçit – Cimës”. “Ai ka qenë pjesë e pandashme e familjeve tona për dekada me radhë – sidomos për ne që jemi të lindur në vitit e 80-ta, nuk ka ndodh me prit vitin e ri e ai mos me qenë mysafir i yni i pashmangshëm”. “Ai na ka shoqëruar dhe na ka dhënë buzëqeshjen edhe në kohën më të zymtë”. “Vepra e tij është e paharrueshme, edhe humori i ri është shumë i ndikuar prej asaj që e bënte ‘Treshi Përsheshi'”. “Në këtë mënyrë ne nuk i harrojmë artistët që në kohët më të vështira e ndihmuan popullin”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.