“Treshi përsheshi” mbetet edhe pa Cimën, Qumili: Lamtumirë miku im i zemrës NULL NULL 26.03.2021 15:00 26.03.2021 15:00 Vetëm një ka mbetur nga “Treshi Përsheshi”. Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare nga COVID-19 dhe këtë pa dyshim e ka përjetuar rëndë miku i tij i kahmotshëm Sevdai Radogoshi-Qumili. “Lamtumirë miku i zemrës. Prehu në paqe”, ka shkruar ai në një postim në Instagram. Ibrahim Krajkova i njohur si Leci kishte vdekur në vitin 2015. Cima, Leci dhe Qumili ishin grupi ikonik “Treshi Përsheshi” që kulmin e karrierës së tyre e patën në vitet e 80-ta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.