Tollovi e madhe në pritje të testit për patent-shofer (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 25.03.2021 20:41 nga Valdrin Ibishi 25.03.2021 20:41 Radhë të gjata u panë sot tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, afër zyrës së Njësisë së Patentë-Shoferëve. Kjo u bë meqë aty aplikuan shumë kandidatë për testin teorik, njofton Klan Kosova. Gjatë ditës së sotme, kandidatët që kishin të drejtë paraqitjen e testit për patentë-shofer, ishin ata që mbiemri iu fillonte me shkronjat Q, R,RR, S dhe SH. Kurse, pavarësisht se numri i viktimave në ditët e fundit nga COVID-19, ishte dyshifror, qytetarët nuk është se i respektuan masat pandemike, duke mos mbajtur as distancë fizike. Ndërsa, në përgjigjen me shkrim drejtuar televizionit, drejtori i Departamentit të Patentë-Shoferëve, Burim Deliu, tha se janë 600 aplikime në ditë. Ai theksoi se po punohet maksimalisht në zvogëlimin e numrit të aplikantëve. Ani se u krijua gjithë kjo tollovi, nuk u panë fare forcat e rendit. Ndërsa, të gjithë ata që nuk patën fatin të aplikonin sot, një gjë të tillë do të kenë mundësi ta bëjnë edhe nesër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 23 orë më parë