Promovohen pullat postare me figurën e Leze Qenës dhe Besim Sahatçiu (VIDEO) NULL NULL nga Dafina Jegeni-Krasniqi 25.03.2021 21:35 nga Dafina Jegeni-Krasniqi 25.03.2021 21:35 Posta e Kosovës të enjten promovoi dy pulla postare me imazhin e aktores së ndjerë Leze Qena dhe regjisorit po ashtu të ndjerë Besim Sahatçiu. E është pikërisht edhe njëvjetori i vdekjes së Qenës, prandaj përveç pullave të reja të ftuarit në këtë ceremoni panë edhe një dokumentar nga filmat që ka realizuar Sahatçiu, e rolet që ka luajtur Qena, njofton Klan Kosova. Kjo atmosferë është goxha emocionuese për familjarët e dy artistëve të ndjerë. E mbesa me famë botërore e regjisorit Rita Ora, në pamundësi për të qenë fizikisht në vendin e ngjarjes, mysafirëve iu drejtua me një videoincizim. Kur respektohen dy figura të artit e kulturës, ndjesi të veçantë thotë se ka edhe ish Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi. Leze Qena u shua një vit më parë, në moshën 85 vjeçare ndërkaq Sahatçiu vdiq më 18 tetor të vitit 2005 në moshën 70-vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 51 minuta më parë