705 raste të reja me koronavirus NULL NULL 23.03.2021 15:03 23.03.2021 15:03 Blood sample tube positive with COVID-19 or novel coronavirus 2019 found in Wuhan, China 705 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga gjithsej 3 mijë e 922 të testuar. Sipas të dhënave të IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes. Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse i rasteve aktive është 12.808. “Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast”.