Danimarka ka në plan të hapet, ndërsa rastet rriten në të gjithë Evropën NULL NULL 23.03.2021 12:40 23.03.2021 12:40 Derisa Gjermania dhe vendet e tjera evropiane shtrëngojnë kufizimet e bllokimit, Danimarka ka rënë dakord për një plan për t’u hapur. Të hënën qeveria e Danimarkës konfirmoi një udhërrëfyes për lehtësimin gradual të kufizimeve në vend në prill dhe maj. Nga 6 prilli, më shumë fëmijë do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë, përpara se restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera të lejohen të rihapen një muaj më vonë. Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen thotë se ajo shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë mbi moshën 50 vjeçare. Sidoqoftë, shumica e planit të rihapjes vlen vetëm për njerëzit që kanë një të ashtuquajtur pasaportë vaksine, e cila tregon nëse një person wshtw vaksinuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova Danimarka gradualisht ka lehtësuar bllokimin e saj pasi normat e infeksionit kanë rënë.