Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istogu bën histori në Kupën e Kosovës në futboll (VIDEO)

NULL NULL
nga Andi Shabani 18.03.2021 19:53

Istogu ka arritur që për herë të parë të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kjo pasi istogasit eleminuan ekipin nga Prizreni A&N dhe këtë e bënë vetëm pas penaltive në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj”.

Në 11-metërshat vendasit u treguan më të qetë duke triumfuar me rezultatin 7:6, derisa 120 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1:1.

Egzon Kurteshi fillimisht e kaloi në epërsi Istogun, kurse Fatmir Rexhaj shënoi autogol në minutën e 90-të.

 

lajme të ngjashme