Koloseumi me Lego thyen rekordin Guinness (VIDEO) NULL NULL 15.03.2021 10:16 15.03.2021 10:16 Një set me Lego i bazuar në koloseumin e Romës, theu rekordin botëror Guinness duke qenë i përbërë nga 9 mijë e 36 pjesë. I projektuar nga një ekip i udhëhequr nga Rok Zgalin Kobe, u verifikua nga Guinness si grupi më i madh i Legove në dispozicion komercial. Kobe tha se e kishte ndërtuar setin disa herë, dhe çdo herë i duheshin mbi 30 orë. Rekordmeni i mëparshëm ishte Lego e Millenium Falcon nga Star Wars, e cila kishte 7 mijë e 541 pjesë. Lego e koloseumit shitet për 550 dollarë.