Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna e një vajze me shenjë në fytyrë refuzon operacionin pasi ‘e bën atë të bukur’

NULL NULL
12.03.2021 12:26

Kur lindi Harper King, prindërit e saj Ebony dhe Jamie, pranuan se ishin ‘pa fjalë’ kur panë shenjën e madhe të lindjes që mbulonte një pjesë të fytyrës së saj.

Ndërsa ishte e bukur, ata shqetësoheshin se si do të trajtohej kur të rritej.

Harper lindi me një shenjë në anën e majtë të fytyrës dhe hundës, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht shqetësimeve të tyre fillestare, prindërit e saj refuzuan operacionin duke lejuar atë të merrte vendimin për veten e saj kur ajo është e madhe – duke thënë se kjo shenjë ‘e bën atë edhe më të bukur’.

Ebony, 23 vjeç, nga Huddersfield, Yorkshire, thotë: “Shenja e lindjes erdhi si një tronditje e madhe dhe kjo më shqetësoi aq shumë kur mendova se si mund të trajtohej Harper ndërsa rritet. Njerëzit mund të jenë shumë mizorë. Por për ne, është vetëm një pjesë e saj dhe ne nuk mund ta imagjinojmë kurrë atë pa të”.

“Vëllezërit dhe motrat e saj më të mëdhenj e quajnë atë vajza me shenjë speciale dhe pikërisht kështu e shohim edhe ne; Harper është e veçantë. Ajo është edhe më e bukur me shenjën e saj të lindjes dhe ne do të sigurohemi që t’ia themi asaj çdo ditë”.

Ebony dhe Jamie, 34 vjeç, u takuan në 2016 dhe kanë një djalë, Harley, tre vjeç. Jamie gjithashtu ka një vajzë të madhe, Hollie, nëntë vjeç, nga një lidhje e mëparshme.

Harper u bashkua me familjen e tyre të vogël në shtator të vitit 2020.

Ebony thotë: “Shtatzënia shkoi mirë dhe Harper u lind me prerje të planifikuar cezariane. Kur lindi, Jamie më tha: ‘Ajo ka një shenjë vërtet të madhe në fytyrë’. Kur e pashë, mbeta pa fjalë. Nuk mund ta besoja që gjysma e tërë e fytyrës së saj ishte e mbuluar. Unë isha në shok, dhe vetëm rreth dy javë më vonë u ula dhe qava. Nuk po qaja për vete, por po qaja për Harper dhe për të gjithë paragjykimet që do të hasë në të ardhmen”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.