Episodi i ri i “Doktori i Mrekullive” sjell zhvillime interesante NULL NULL 09.03.2021 12:02 09.03.2021 12:02 Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” fillon me një rast tejet delikat ku amputimi i krahut ishte i domosdoshëm. Ali shkon dhe i thotë Nazelit që mos të fillojnë të bashkëjetojnë nga sonte. “Unë nuk jam duke hequr dorë nga kjo ide, por vetëm kam nevojë të mendoj dhe të bëj plane”, i thotë ai, derisa Nazel me një fytyrë jo të lumtur i thotë “Si të duash”. Nazel mbetet e pikëlluar në vetminë e saj, përderisa Doktor Adili dhe Fermani janë duke e pritur Aliun që ta marrin me vete në veturë. Nazel fillon ta bëjë gati valixhen e saj për t’u shpërngulur nesër tek Aliu, derisa kur Ajçela e kupton hidhërohet që nuk i ka treguar më herët. Kur Ajçela e sheh që Nazel po qan ajo e merr që të ulen dhe të bisedojnë bashkë. Nazel duke qarë thotë se e di që do të përfundojë kjo lidhje, sepse, sipas Aliut, ai nuk është normal ndërsa unë jam. Doktor Adili ka përgatitur një surprizë për Aliun, për të cilën në fakt as Ferman nuk ishte në dijeni. Që të dy mbetën të habitur kur Doktor Adili zgjohet vetë në këmbët e tij. Beliz me hundët e mbyllura heq pelenat e foshnjës. Në ato momente vjen Ferman i cili i motivuar nga Doktor Adili i thotë Belizit se sa me fat janë që kanë një jetë kaq të mirë – dhe krejt në fund i propozon martesë, por fatkeqësisht merr përgjigje negative. Situtata mes Fermanit dhe Belizit shkon aq larg sa që Ferman i thotë Belizit “Ti nuk je gruaja e duhur për dashurinë time”, derisa Beliz e tërbuar i kërkon që të ikë nga shtëpia. Beliz dhe Ferman shihen të nesërmen në spital, por ikin nga njëri-tjetri. Është Ferda ajo e cila e sheh këtë situatë dhe vrapon drejt Belizit për ta pyetur se çfarë ka ndodhur. “A jeni grindur përsëri?” e pyet ajo, por Beliz i thotë “Nuk jemi grindur, por jemi ndarë”. Tanxhu po hulumton rastin e pacientit Melih. Ai pyet Fermanin e Nazelin, por nga Nazel kuptoi se qepjen e pacientit e ka bërë Aliu dhe se ai nuk ishte në dijeni. Në këto momente ka komplikime në gjendjen shëndetësore të Melih, dhe mjekët e spitalit intervenojnë me shpejtësi dhe fatmirësisht arrijnë që ta fusin nën kontroll shëndetin e pacientit. Pacientes të cilës i është amputuar krahu nuk ndjen fare dhimbje për këtë që i ka ndodhur. Një situatë shumë e çuditshme, pasi as burri saj nuk arrin ta kuptojë. Ai mërzitet shumë që gruaja e tij nuk ka fare ndjenja as në të kaluarën e as tash dhe vjen në një pikë sa që vendosë të heqë dorë nga ajo. Mësuesi Ferman diskuton me Nazel dhe Aliun rreth rastit të Melih. Ata mundohen që ta gjejnë shkakun dhe siç duket Tanxhu kishte të drejtë – Aliu kishte bërë gabim. Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante ju ftojmë t’i ndjekim së bashku në episodin e radhës së “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Dushet me ujë të ftohtë nuk janë për të gjithë: Duhet t'i shmangni nëse vuani nga këto probleme 5 days