Parlamenti zviceran ngritet në këmbë dhe duartroket Vjosa Osmanin (VIDEO) NULL NULL 05.03.2021 18:29 05.03.2021 18:29 Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje në Këshillin Kombëtar (Parlament) të Zvicrës gjatë vizitës së saj zyrtare. Presidenti i Këshillit, Andreas Aebi, derisa i shprehi mirëseardhje Osmanit, tha se nuk ndodh shpesh që të kenë për mysafire edhe një kryetare parlamenti edhe një presidente vendi, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra janë vende të lidhura ngushtë mes vete. “Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”. Aebi tha se mërgimtarët e Zvicrës janë urë lidhëse mes dy vendeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025