Axha i Albin Kurtit: E kam pritur fitoren e Vetëvendosjes – ai është sakrifica për dikë tjetër jo për vete NULL NULL 01.03.2021 18:05 01.03.2021 18:05 Hamëz Kurti, axha i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pritur fitoren e kësaj lëvizjeje në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. “E kam pritur që fiton”, ka thënë ai. Hamëz Kurti në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ka thënë se është populli i Kosovës që do ta vlerësojë punën e nipit të tij në qeverisje. “Çfarë pres unë nuk është e rëndësishme, është me rëndësi çfarë pret populli i Kosovës dhe ata do ta vlerësojnë Albinin, a do t’i plotësojë kushtet për të cilat vet ka thënë. Populli i Kosovës do ta vlerësojë. Ata e njohin më së miri. Ai është rritur atje në frymë të Prishtinës”. Sa i përket karakterit të Albin Kurtit, ai është shprehur se ai gjithmonë i ka realizuar qëllimet e tij, qysh se ka qenë fëmijë. “Ai ka qenë i përpiktë, ka pasë një princip: nëse e ka pa se është në të drejtë dhe është konsultuar me njerëz pak më me përvojë edhe nëse i ka kundërshtuar dikush nuk është tërhequr prapa, e ka bërë të vetën dhe ia ka arrit qëllimit dhe në fund ka dalë i drejtë. Edhe ata që kanë qenë kundër tij ia kanë pranuar se ka qenë i drejtë”. “Albini është tip që nuk është i vetvetes, është i tjetër kujt dhe është sakrificë për dikë tjetër, jo për vete”. Ndërkaq sa i përket vizitës së vendlindjes së të atit të tij, fshatit Sukobinë të Malit të Zi, Hamëz Kurti ka thënë se vizitat e të nipit – Albin Kurtit janë vetëm për raste të veçanta. “Albini në kohët e fundit veç ndonjë rast të shyqyrit, siç themi ne, ka ardhur këtu. Ka qenë para një viti e gjysmë – dy kur e kemi pasë gazmendin, e kam martuar vajzën. Ka qëndruar një natë dhe është dashtë të kthehet sepse ka qenë i zënë me punë”. Intervista është realizuar nga gazetari Liridon Zeqiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025