Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

NULL NULL
27.02.2021 20:49

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbledhur kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në këtë komunë.

Tahiri ka bërë të ditur se në këtë mbledhje kanë diskutuar për rezultatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

“Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri. Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndërmerren në ditët në vijim”.

Tutje Tahiri thot se do ta kthejnë LDK-në aty ku e ka vendin.

“I njoftova për punët e mira të komunës si dhe planet për vitin 2021. Vazhdojmë së bashku, do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin”, është shprehur Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.