INTERVISTË/ “Edhe një herë” Armend Rexhepagiqi rikthehet në skenë me hitet e pavdekshme NULL NULL nga Vesa Rama 26.02.2021 10:52 nga Vesa Rama 26.02.2021 10:52 Armend Rexhepagiqi po rikthehet “EDHE NJË HERË” në skenë për të performuar hitet e karrierës së tij “ME KILOMETRA” të gjatë. Këngëtari i cili fshihet prapa shumë krijimeve të interpretuara nga artistë të njohur shqiptarë, “SHKEL” të dielën në “Klan Arena” për t’i argëtuar adhuruesit e muzikës së tij në një performancë live që nis në orën 20:45. Rexhepagiqi bashkë me ekipin e Klan Arena janë duke bërë përgatitjet maksimale për t’i dhuruar publikut një kujtim të paharruar në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Klankosova.tv ka realizuar një intervistë me artistin shumë të dashur për publikun shqiptar të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë. Klankosova.tv: Pas një kohe shumë të gjatë, ju ktheheni në skenë më 28 shkurt në një performancë live në Klan Arena – Si po ndiheni dhe si po shkojnë përgatitjet për këtë koncert? Armend Rexhepagiqi: Të tjerët e shohin kështu, pasi unë tërë kohën jam brenda dhe me muzikën. Jo – më duket thjesht një vazhdimësi e jetës sime koncertale, e ndërprerë para shumë vitesh e që vazhdon sot. Po ndihem mirë. Përgatitjet i kemi bërë tërë ekipi i Klan Arena me kohë dhe kam komoditetin të kujdesem për detaje që mua më kënaq si perfeksionit që jam. Fatkeqësisht, pandemia e bën të veten, shumë gjëra janë të pamundura por po mundohemi për më të mirën duke mos rrezikuar shëndetin. Klankosova.tv: Cila është kënga të cilën do ta këndoni me më shumë emocion dhe dëshirë? Armend Rexhepagiqi: Kënga që do ta këndojë me shumë kënaqësi është “Bileta” e Tunës dhe “Tavolina e Mërzisë” e Elvanës. Janë dy kompozime të mia që ndryshojnë shumë njëra nga tjetra por i dua të dyja shumë dhe më duket sfidë t’i këndoj. Kam dhe një këngë tjetër në koncert që nuk është kompozimi im dhe është shumë e veçantë, por nuk dua ta tregoj para kohe. Ishte një nga gjërat më të bukura por edhe më të vështira që kam kënduar ndonjëherë. Klankosova.tv: Kur ka qenë hera e fundit që ju keni kënduar para një audience të madhe? Armend Rexhepagiqi: Më duket se hera e fundit ishte parvjet në Shkup, në promovimin e albumit “Fortuna” të Tunës. Kënduam “Harrova” së bashku, kujtim fantastik. Klankosova.tv: A do të ketë një koncert të ardhshëm? Armend Rexhepagiqi: Shumë dua të mbaj koncerte normale me publik – jo online dhe televizive. Shpresoj sa të përfundojë pandemia të fillojmë me koncerte të mëdha në të cilat vërtetë mund të krijojmë spektakël me çdo komponent të tij. Klankosova.tv: Nëse do të mund të ndryshoni ndonjë gjë në lidhje me industrinë e muzikës, cila do të ishte ajo? Armend Rexhepagiqi: Do të ndryshoja tekstet, Do asgjësoja të pakuptimtë, do të shtoja poezinë. Klankosova.tv: Cilat janë planet e tua për muajt në vijim? Armend Rexhepagiqi: Planet e mia janë të përfundoj këngët për shumë këngëtarë që do të duhej të prezantoheshin në muajt në vazhdim – ka këngë shumë të bukura. Klankosova.tv: Çfarë këshille keni për dikë që sapo ka nisur karrierën? Armend Rexhepagiqi: Këshilla e vetme – puna e palodhshme dhe pasioni i çmendur për muzikën, janë formula e vetme për sukses. Klankosova.tv: Keni ndonjë mesazh që do t`ua jepnit fansave tuaj? Armend Rexhepagiqi: Mesazhi – kujdes nga COVID-19, mos nënçmoni virusin kaq tinëzar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025