Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen burek shqiptari (FOTO) NULL NULL 26.02.2021 10:19 26.02.2021 10:19 Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke ka vizituar furrën e një shqiptari atje ku edhe ka blerë burek. Ajo në Twitter tregon për ndalesën që bëri në këtë furrë ku edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë. “Unë sot takova një njeri të mirë. Furrëtari Latif Muhadri ofron bukë falas për këdo që ka nevojë, prandaj u ndala për të mësuar më shumë. Jam prekur duke parë njerëzit në Mal të Zi por edhe në vendlindje në Shtetet e Bashkuara që shtrijnë dorën e ndihmës në kohë të vështira. (P.s. Unë e pagova vetë burekun tim të shijshëm – ia vlen çdo cent#NovaMoba”, shkruan ajo, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.