Ambasadorja Viets: Me zgjedhjet e reja harrojeni liberalizimin e vizave NULL NULL 06.10.2015 17:35 06.10.2015 17:35 Ambasadorja Gjermane në Kosovë Angelika Viets është shprehur se zgjedhjet e reja potenciale në vend nuk do t’i sillnin asnjë të mirë Kosovës pasi sipas saj me zgjedhjet e reja Kosova duhet ta harroj liberalizimin e vizave dhe vullnetin e mirë të investitorëve të huaj. “Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe një bllokim gjashtë muaj ku Kosova në shumë aspekte ra edhe më tej pas kësaj do të jetë një rast skenari më i keq për popullin e Kosovës” ka thënë Viets, shkruan Zëri. “Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet të vënë në mirëqenien e popullit dhe të vendit të tyre mbi interesat personale apo ambiciet” ka thënë ndër të tjera ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.