Para meçit Florian Marku inspirohet me këngën që e kënduan edhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 23.02.2021 15:38 23.02.2021 15:38 Boksieri shqiptar Florian Marku, ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në karrierën profesioniste të shtunën mbrëma kundër Rylan Charltonit. Marku fitoi pas tetë raundesh, ku kundërshtari i tij u dorëzua. Para se të futej në ring boksieri shqiptar ka treguar se çfarë kënge ka dëgjuar. Florian Marku u inspirua me këngën “Se po na pret gjithë vendi shpresë”. Kjo këngë është kënduar edhe nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë zhvillimit të betejave përball okupatorit serb. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.