Gotze diku në Angli? NULL NULL 14.05.2015 21:02 14.05.2015 21:02 Mario Gotze mund të largohet nga Bayern Munich. Ylli gjerman po kërkohet nga Arsenal, Chelsea dhe Manchester United. Shënoi gol në finale e botërorit të fundit. Në Gjermani u shndërrua në hero. Por, Mario Gotze s’po mund të gjejë hapësirë në klubin e tij, në Bayern Munich. Dribleri gjerman nuk është përshtatur në filozofinë e Pep Guardiolas, ani pse ky i fundit vet e solli në ekip. Prandaj, s’është larg mendsh që Gotze ta gjejë vetën dukë luajtur në një tjetër klub. Për të shtuar ende dyshimet rreth një largim të mundshëm, ka zëra se lojtarin po e kërkojnë tri top klubet angleze, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United. Ende nuk dihet se cila skuadër ka përparësi më të madhe për transferimin ish-lojtarit të Borussia Dortmund, por e ardhmja e tij duket të jetë shumë larg Munchen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.