Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografi kapë pinguinin e verdhë ‘të paparë ndonjëherë’

NULL NULL
22.02.2021 12:45

Një fotograf i botës së egër ka kapur për herë të parë një pinguin të verdhë.

Ky pinguin jashtëzakonisht i rrallë nuk mund të mos qëndrojë në mes të miqve të tij më të zakonshëm bardh e zi, transmeton Klan Kosova.

Thuhet se është pinguini i vetëm ‘i parë ndonjëherë’ e që është zbuluar, sipas fotografit Yves Adams.

Yves, 43 vjeçar, ishte duke udhëhequr një ekspeditë dy-mujore përmes Antartica dhe Atlantikut të Jugut kur turneu ndaloi në ishujt e largët të Gjeorgjisë Jugore në dhjetor.

Ai rrëmbeu kamerën e tij pasi vuri re pinguinin e pazakontë që shkëlqente në mes të 120,000 homologëve të tij në një koloni në Salisbury Plain.

Yves, nga Ghent, Belgjikë, e përshkroi përvojën si unike dhe të pabesueshme’- duke zbuluar se si ekuipazhi u ‘çmend’ kur vuri re zogun.

“Unë kurrë më parë nuk kisha parë ose dëgjuar për një pinguin të verdhë”, tha fotografi.

“Kishte 120,000 pinguinë në atë plazh dhe ky ishte i vetmi i verdhë atje. Ata të gjithë dukeshin normal përveç këtij. Në të vërtetë ishte diçka tjetër. Ishte një përvojë tepër unike”.

Photographer Yves Adams

lajme të ngjashme