Hashim Thaçi shkon në Elbasan Arena NULL NULL 06.10.2015 09:00 06.10.2015 09:00 Ministri i jashtëm Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Klan Kosova mëson se ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja. Në ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij. Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 13 orë më parë