Jazz vazhdon ecurinë e fitoreve, mund nënkampionin (VIDEO) NULL NULL 14.02.2021 12:40 14.02.2021 12:40 Utah Jazz e ka realizuar fitoren e tetëmbëdhjetë në nëntëmbëdhjetë ndeshjet e fundit, pasi e ka mundur nënkampionin e NBA-së, Miami Heat, 112-94. Donovan Mitchel shkëlqeu për Jazz me 26 pikë, ndërkaq Kevin Nunn ishte koshashënuesi më i mirë te mysfirët me 23 sosh. Lojë të mirë te vendësit shfaqi edhe Rudy Gobert i cili arriti dyshifror të dyfishtë, 16 pikë e 12 kërcime.