Bashkimi – Prishtina përballen sonte në Superligën e Femrave në basketboll NULL NULL 11.02.2021 16:08 11.02.2021 16:08 Kryendeshja e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave zhvillohet sonte në “Sezai Surroi” atje ku do të takohen Bashkimi – K.H Prishtina. Këtë përballje do të keni mundësi ta ndiqni në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion. 19:00 BASHKIMI – PRISHTINA ART SPORT 1 Bashkimi dhe K.H Prishtina sonte takohen për herë të pestë këtë edicioni, ku në 4 takimet e kaluara bilanci është i barabartë, secila skuadra ka arritur nga dy fitore. Pas 12 xhirove të zhvilluara këtë edicion në Superligë, Bashkimi është lider me bilanc prej 11 fitoreve e vetëm një humbje ndërsa Prishtina është dy pozita më poshtë, pra në të tretën më 8 fitore e katër humbje. Këto dy skuadra janë takuar së fundmi në Kupën e Kosovës për edicionin 2020/21, ku K.H Prishtina në fund ngriti lartë trofeun pasi fitoi me rezultat të ngushtë 75:71. Ky ballafaqim sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.