Zhvillime dramatike në episodin e 108-të të “Doktori i Mrekullive” NULL NULL 09.02.2021 13:00 09.02.2021 13:00 Episodi i sotëm, i serialit “Doktori i Mrekullive” fillon me ndërlikimin e gjendjes së Dixhles, ku mjekët po bëjnë të pamundurën për stabilitetin e saj, në mënyrë që të fillojë operimi urgjent. Në ndërkohë Aliu po mundohet se si të bëhët përsëri hero, ai analizon me detaje jetën e tre pacientëve pasi që në mesin e tyre ishte një hero, një fajtor dhe një viktimë. Gynesh vjen me informacionin se ka gjetur çelësat e veturës se Dixhles, dhe Aliu po fillon menjëherë të hamendësohet se çfarë ka mundur të ndodhë, ai kupton se sulmuesi i vërtetë ishte Orderi por fatkeqsishit është liruar nga spitali me urdhër të mjekut. Tanxhu merr hapat e shpejt për të parandaluar ikjen e Orderi nga spitali, ai jep urdhër që të lajmërohet policia. Mjekët po fillojnë urgjentisht shpëtimin e djaloshit që deri pak më parë menduan se ishte sulmuesi i Dixhles, fatmirësishit pas përpjekjeve të shumta përfundimi ishte i suksesshëm. Në mes të acarimit të situatës së Fermanit dhe Tanxhus, Beliz i’u jep lajmin e hidhur se Aliu e ka humbur gjykimin. Doktor Adili i pikëlluar për gjykimin e Aliut telefonon motrën Silvi dhe bisedon me të rreth kësaj çështjeje. Beliz dhe Ferman bisedojnë rreth gjykimit të humbur të Aliut, Ferman e kupton se Aliu nuk është në dijeni për situatën që i është krijuar. Orderi nuk e pranon lehtë fajin, ani pse të gjithë mjekët i futen në dhomë për t`i treguar se e kanë kuptuar ngjarjen e vërtetë, ai përsëri tenton të mos e pranojë fajin, por shoqëruesës së tij i kujtohet se Orderi ndjeki Dixhles pasi ajo doli ka festa. Fermani pasi nuk mundet t`i tregojë Aliut se ka humbur gjykimin, ai shkon dhe ia shpjegon Nazel situatën që i është kanosur Aliut, natyrishit edhe Nazel njëjtë si Ferman mbetet e habitur nga lajmi. Aliu bisedon me Demirin për babain e Nazel, i thotë se vazhdimishit ai po i kërkon para dhe po e mashtron të bijën e tij, sepse përsëri po pi alkool. Gunesh po priste një lajm të mirë nga Xhaxh Ismeti, pasi mendonte se do të bëhej i pasur, por telefonata që mori nuk kishte një lajm të tillë, pasi si atij i janë vjedhur karrocat nga lokali, dhe ky veprim ishte plan i babait të Nazel. Aliu dhe Nazel shkojnë së bashku ta vizitojnë foshnjën e Kivilcimit, Nazel kërkon nga Fermani që nuk mund të durojë më situatën që i është krijuar Aliut, Ferman thotë se do ta bëjë të pamundurën që ti ndimojë atij, vetëm mos t`i tregojë askujt. Babi i Nazel pasi që po ushtron Aliun për ta vozitur veturën, nuk ndalet asesi së kërkuari para nga ai, herën e fundit që ai kërkon e dëgjon edhe Doruku. Këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante, do i ndjekim bashkë në episodin e sotëm tek “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.