Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy ndeshje të Kupës së Gjermanisë sot në Artmotion

NULL NULL
nga Lirim Peci 03.02.2021 08:00

Transmetimet e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë në Artmotion i vazhdojmë sot me dy përballje shumë interesante.

Nga ora 18:30 në  Art Sport 1 mund ta përcillni ballafaqimin Wolfsburg– Schalke, ndërsa nga ora 20:45 në të njëjtin kanal vjen dueli Stuttgart – M’gladbach.

18:30,  WOLFSBURG – SCHALKE  –  ART SPORT 1

Wolfsburg që është duke kaluar në një formë të lartë sivjet në Bundesligë duke u renditur momentalisht në pozitën e tretë në tabelë në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë e pret Schalken që sivjet në 19 xhirot e Bundesligës ka arritur vetëm një fitore, ka barazuar në 5 ndeshje e ka pësuar hiq më pak se 13 disfata duke mbyllur renditjen tabelare.

Një fituesi i trofeut të Kupës së Gjermanisë M’gladbach në këtë fazë të garave në Kupën e Gjermanisë vjen pas fitores bindëse ndaj Sandhausen me rezultat 4:0.

Nga ana tjetër, pa marrë parasysh formën aktuale në kampionat, 5 herë fituesja e trofeut të Kupës së Gjermanisë, Schalke në duelin e sontëm është e motivuar pasi në ndeshjen e raundit të kaluar mposhti në udhëtim SSV Ulmin me rezultat 3:1 dhe një kalim eventual në raundin e ardhshëm do ta rikthente besimin në ekip.

Këto dy skuadra nuk janë takuar mes tyre në Kupën e Gjermanisë që nga sezoni 2017/18 ku Schalke kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0.

Duhet theksuar se në afatin kalimtar dimëror të transferimeve, Schalke u përforcua në fazën e mbrojtjes me Shkodran Mustafin dhe Sead Kolasinacin të cilet u transferuan nga Arsenali i Londrës ndërsa Wolfsburgu nuk bëri ndonjë lëvizje që duhet veçuar.

Wolfsburg, 11-shja e mundshme titullare:

Casteels; Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio; Schalger, Arnold; Baku, Gerhardt, Steffen; Weghorst.

Schalke, 11-shja e mundshme titullare:

Fahrmann; Becker, Serdar, Nastasic, Kolasinac; Stambouli, Mascarell; Schopf, Uth, Harit; Hoppe.

20:45,     STUTTGART – M’GLADBACH   –  ART SPORT 1

 Transmetimet e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë në Artmotion do të përmbyllën me ndeshjen, Stuttgart – Borussia M’gladbach që fillon nga ora 20:45.

Tre herë fituesit e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart në raundin e tretë të garave erdhi pas fitores ndaj Freiburgut me rezultat minimal 1:0 ndërsa Borussia M’gladbach deklasoi SV Elversbergun në udhëtim me rezultat 5:0.

Sa i pëket formës aktuale në Bundesligë, Stuttgarti pas 19 xhirove ka mbledhur 25 pikë dhe renditet në pozitën e 10-të ndërsa M’gladbach ka tubuar 7 pikë më shumë dhe është pozicionuar në vendin e 7-të.

Herën e fundit që këto dy skuadra u takuan në Kupën e Gjermanisë ishte edicioni 2016/17 dhe në raundin tjetër kishte kaluar Borussia M’gladbach pas fitores minimale 1:0.

Stuttgart, 11-tshja e mundshme titullare:

Kobel – Stenzel, Anton, Kempf – Silas, Mangala, Endo, Sosa – Klimowicz, Castro, Gonzalez

 M’gladbach, 11-tshja e mundshme titullare:

Sommer, Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini, Kramer, Neuhaus, Zakaria, Stindl, Hofmann, Embolo.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme