Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uebfaqja ofron 3.000 dollarë për “Bukuroshen e Fjetur” që i teston dyshekët

NULL NULL
27.01.2021 08:45

Platforma për vlerësimin e dyshekëve po kërkon një “Bukuroshe të fjetur në jetën reale” për t’u paguar 3.000 dollarë për të provuar dyshekët.

SleepJunkie.com ka deklaruar se kandidati i zgjedhur “do të paguhet për të fjetur në punë”, duke provuar tre nga dyshekët më të mirë gjatë periudhës dymujore dhe të shkruajë vlerësime të detajuara për secilën eksperiencë.

“Bukuroshja e fjetur” do të paguhet tremijë dollarë për punën e testimit të dyshekëve, si dhe do të lejohet që ta mbajë dyshekun e zgjedhur në fund të detyrës.

“Për të qenë përshtatja e duhur për këtë rol, do të ju duhet të jeni një fillestar, i disponueshëm për të punuar menjëherë dhe në mënyrë të pavarur, të keni aftësi të qarta të të shkruarit, aftësi të mira vlerësimi dhe të jeni jashtëzakonisht i mirë në gjumë”, deklaruan nga faqja e internetit.

 

lajme të ngjashme