Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Malishevë janë 540 mijë euro NULL NULL 25.01.2021 16:23 25.01.2021 16:23 Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro. Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti. “Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro”, thuhet në raport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 14 orë më parë