Republikanët kërkojnë që gjyqi ndaj Trump të shtyhet për në shkurt NULL NULL 22.01.2021 07:53 22.01.2021 07:53 Republikanët në Senatin e SHBA-së po u kërkojnë Demokratëve që të vonojnë fillimin e gjyqit ndaj ish presidentit, Donald Trump, deri në muajin e ardhshëm. Ata mendojnë se kjo do t’i jep kohë Trumpit që ta përgatisë mbrojtjen e tij. Ish presidenti i SHBA-së po akuzohet për nxitje të kryengritjes, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin këtë muaj. Demokratët e Dhomës së përfaqësuesve janë të gatshëm t’ia dorëzojnë akuzën Senatit. Trump fluturoi për në Florida ndërsa mandati i tij përfundoi të mërkurën, duke lënë përurimin e pasardhësit të tij, Joe Biden. Më 6 janar, në rolin e presidentit, ai i kishte thënë protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë që “në mënyrë paqësore dhe patriotike” ta bënin të dëgjuar zërin e tyre teksa, përgatiteshin të marshonin drejt ndërtesës së Kapitolit në SHBA. Ai gjithashtu u tha atyre që të “luftonin si ferri”. Demonstrata u shndërrua e egër teksa një turmë hyri në kompleksin e kongresit ku ligjvënësit po certifikonin fitoren e Joe Biden në zgjedhje. Katër protestues dhe një oficer i Policisë së Kapitolit vdiqën gjatë kësaj ngjarjeje. Një javë më vonë, Donald Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit ngriten akuzat dy herë. Gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president ka lënë detyrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025