Kurti: Ka kaluar koha e darkave Thaçi-Grenell, institucionet të “updateohen” (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 21.01.2021 20:15 nga Besnik Tahiri 21.01.2021 20:15 Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka konsideruar si jo relevante mundësinë reale që ai të mos certifikohet nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve për kandidat për deputet. “Jam bartës i listës i cili respekton në përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, deklaroi Kurti. Në këtë kontekst, lideri i Vetëvendosjes solli në mendje një ngjarje që kishte ndodhur para një viti, më saktë më 22 janar 2020. Atë natë tashmë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish- emisari amerikan për dialog Richard Grenell u takuan për darkë pune. “Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori [Richard] Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të adaptohen në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”. Nga ana e tij, kandidati i LDK-së për kryeministër që është edhe shef qeverie në detyrë, Avdullah Hoti, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës respekton në plotni vendimet gjyqësore që lidhet me verifikimin dhe certifikimin e kandidatëve për ligjvënës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.