Akil Gjakova humb por vazhdon garën për medaljen e bronztë NULL NULL 12.01.2021 12:50 12.01.2021 12:50 Akil Gjakova është mposhtur me Ippon nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar. Gjakova ishte në epërsi me një “Wazzari”, por nuk arriti që ta ruante, duke u mposhtur në sekondat e fundit të duelit. Xhudisti nga Kosova kaloi në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus, Denis Iartcev. Akil Gjakova do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë, ku duhet t’i fitojë dy duele.