14 të vdekur në Afganistan NULL NULL 02.10.2015 21:08 02.10.2015 21:08 Një aeroplan i ushtrisë amerikane është përplasur, pasi ka ateruar në Afganistan, duke lënë të vdekur 14 persona, ka raportuar ushtria amerikane, duke e cilësuar rastin si aksident. Gjashtë ushtarë amerikanë dhe pesë civilë, që punonin për Shtetet e Bashkuara, në Afganistan janë në mesin e të vrarëve, transmeton Radio Europa e Lirë. Poashtu edhe tre civilë afganë janë vrarë kanë thënë zyrtarë ushtarak amerikanë. Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se ky grup ka sulmuar aeroplanin, por një gjë e tillë është mohuar nga forcat amerikane. Presidenti Barack Obama u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të vrarë, në aksident. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Goditet organizata kriminale nga Elbasani, SPAK-u dhe homologët italianë sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri 9 minuta më parë
Kosova 7 vjet burg të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq mjeku dhe shoferi i autoambulancës në Gjakovë 14 minuta më parë