Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq dhe Vulin marrin vaksinën ruse kundër COVID-19

NULL NULL
06.01.2021 14:32

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin morën vaksinën ruse kundër koronavirusit “Sputnik V” në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.

Vaksina Sputnik V ështdo të merret gjithashtu nga Marija Gnjatović nga Instituti për Zbatimin e Energjisë Bërthamore dhe drejtoresha e Institutit për Biocide dhe Ekologji Mjekësore, Dragana Despot.

Sipas njoftimeve 2 mijë e 400 doza të vaksinës Sputnik V duhet të jepen këtë javë.

“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha Daçiq.

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vullin theksoi se vaksinimi kundër COVID-19 është falas.

“Unë besoj se vaksina është e mirë dhe se të gjithë duhet ta marrin atë. Doja të bëja një vaksinë ruse sepse besoj në mjekësinë ruse”, tha Vulin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme