Afrika e Jugut tejkalon mbi 1 milion raste me COVID-19 NULL NULL 28.12.2020 08:14 28.12.2020 08:14 Afrika e Jugut është bërë vendi i parë në kontinent që regjistron më shumë se një milion raste me COVID-19. Kjo shifër regjistrohet vetëm disa ditë pasi autoritetet konfirmuan se ishte zbuluar një variant i ri, me përhapje më të shpejtë i koronavirusit. Presidenti Cyril Ramaphosa pritet gjerësisht të njoftojë kufizime më të ashpra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Ngjarja e fundit u njoftua të dielën nga Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zëeli Mkhize. Vendi ka konfirmuar tani 1,004,413 infeksione me COVID-19 dhe 26,735 vdekje që nga fillimi i shpërthimit në mars. Javën e kaluar, Afrika e Jugut regjistroi një mesatare ditore prej 11,700 infeksionesh të reja – një rritje prej 39% në javën e kaluar – dhe nga e Mërkura në të Premte, numri ditor i rasteve të reja ishte mbi 14,000, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Një variant i ri i koronavirusit – i njohur si 501.V2 – besohet se po nxit rritjen e infeksioneve. Ajo u identifikua nga një rrjet i shkencëtarëve të Afrikës së Jugut në Kepin Lindor dhe më pas u përhap me shpejtësi në pjesë të tjera të vendit.