Van Gaal: Arsenali taktikisht superior NULL NULL 01.10.2015 20:53 01.10.2015 20:53 Holandezi ka lavdëruar kundërshtarët e fundjavës. Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal e ka përshkruar Arsenalin si skuadrën më të mirë “teknikisht dhe faktikisht” në Premier Ligë, para përballjes së tyre të dielën. Skuadra lidere e ligës udhëton në Emirates Stadium këtë fundjavë dhe holandezi ka njohur kualitetin e skuadrës kundërshtare – megjithëse Djajtë e kanë mposhtur në tri nga pesë përballjet e fundit. Por, ai mendon se Arsenali duhet të përmirësohet ende, ndërsa gjithashtu është i bindur se kualiteti i futbollistëve do të duhej të përkthehej në më shumë tituj. “Arsenali është teknikisht dhe faktikisht skuadra më e mirë në ligë”. “Ata nuk kanë fituar shumë, prandaj duhet të përmirësohen”. “Ne jemi në nivel, por mendoj se Arsenali mund të na shkaktojë probleme. E kanë treguar këtë aftësi disa herë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.