Zemaj nuk flet për masa të reja, thotë se janë shtuar inspektimet NULL NULL 21.12.2020 15:17 21.12.2020 15:17 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar pas takimit të mbajtur në Qeveri me udhëheqës të institucioneve në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë COVID-19. Zemaj në konferencë nuk foli për masa të reja rreth përhapjes së COVID-19 veçse bëri të ditur se janë shtuar inspektimet, njofton Klan Kosova “Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet me riskë të lartë të infeksionit. Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll”. “Ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që të moskontribojnë në mbingarkesën spitalore që edhe sot është e madhe” është shprehu Zemaj. Zemaj mes tjerash foli edhe për fluksin e mërgimtarëve që janë duke ardhur në vend – teksa apeloj për zbatim të masave. “Duke parë që këto ditë kemi fluks të ardhjes së bashkatdhetarëve ne duhet të jemi të kujdesshëm, masat duhet të mbikëqyren në mënyrë rigoroze edhe në pikat kufitore. Ne nuk guxojmë që të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes që të dështojmë të gjithë”. Tutje Zemaj foli sërish për testin PCR për mërgimtarët. “Dje jemi detyruara që të sqarojmë se qytetarët që vijnë nga vendet e tjera në Kosovë dhe që kanë pasaport të Kosovës nuk kanë nevojë të kenë PCR test, ndërsa ata që janë shtetas të huaj detyrohen të kenë test. Në rast se nuk kanë udhëzohen që të hyjnë në izolim dhe për këtë do të kemi mbikëqyrje në zbatimin e kësaj mase” tha Zemaj.