Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: S`do të marrim asnjë masë pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet

NULL NULL
21.12.2020 15:04

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se asnjë masë dhe asnjë vendim nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të involvuara në zbatueshmërnë e Ligjit për pandeminë.

Ai ka shkruar në Facebook se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë”.

“Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave. Bashkë ia dalim!”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova

lajme të ngjashme