Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kada-Bujupi: Nuk synojmë marrjen e pushtetit

NULL NULL
01.10.2015 18:12

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga kjo situatë e nderë politike, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).

Kada-Bujupi nuk pajtohet me pretendimin e deputetit Grainca i cili tha se synim i vetëm i opozitës është marrja e pushtetit. Ajo thotë se ata duan të mbrojnë shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Nuk bëhet fjalë për luftë për pushtet, në momentin që tërhiqen nënshkrimet ne do të kthehemi në Kuvend, ne nuk kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, por vetëm tërheqjen e këtyre marrëveshjeve”.

“Kosova nuk do të humbë 10 mijë hektarë tokë, nuk do të formohet një Asociacion i tillë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.