Hodgson: Allin e Ings, shumë të talentuar NULL NULL 01.10.2015 19:11 01.10.2015 19:11 Shefi i Tre Luanëve ka mbështetur të riun e Tottenhamit dhe bashkëlojtarin e tij, duke shprehur besimin se ata do të shkëlqejnë në vijim. Roy Hodgson e ka përshkruar Dele Allin si “talent të jashtëzakonshëm” pasi e ftoi të riun për t’u paraqitur me kombëtaren. Mesfushori 19 vjeçar muajin e shkuar debutoi për seleksionin U-21, por është lavdëruar dhe shpërblyer për formën e treguar nga Mauricio Pochettino. Edhe sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, është ftuar në kombëtare, pas disa paraqitjeve të mira me skuadrën, por jashtë u la bashkëlojtari i tij Daniel Sturridge, megjithëse shënoi dy golat e fitores ndaj Aston Villas. “Dannyn e kemi përcjellë qëkur ka luajtur për seleksionin U-21 dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për të”. “Dele është ende i ri, por jemi shumë të kënaqur me atë që kemi parë. Ai është talent i madh”. “Mendoj se Sturridge ende duhet të koncentrohet në paraqitjet e tij me Liverpoolin. Shpresoj ta kemi në përfaqësuese muajin tjetër”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days