Policia e Serbisë arreston dy kosovarë, dyshohen se hyn në territorin serb NULL NULL 13.12.2020 16:35 13.12.2020 16:35 Policia e Serbisë dje pasdite ka arrestuar dy kosovarë. Ata dyshohet se si pasojë e mjegullës e kanë humbur rrugën dhe kanë hyrë në territorin e Serbisë, njofton Klan Kosova. Arrestimi është bërë në afërsi të fshatit Mirovc afër Merdarës. Pas pranimit të informacionit menjëherë Policia e Kosovës ka vendosur kontakt me organet e rendit në Serbi. Këta të fundit e kanë konfirmuar arrestimin e dy personave nga Kosova, duke thënë se nuk mund të japin më shumë detaje. Kështu për Klan Kosova tha Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë ç’ orientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin serb. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufij, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinj ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025