Nisma: Serbia pengoi rivarrimin në Boletin NULL NULL 14.05.2015 17:22 14.05.2015 17:22 Partia e Fatmir Limajt e sheh mosrivarrimin në Boletin si rrjedhojë e ndikimit të Serbisë përmes Lista Srpskas. Nisma për Kosovën ka reaguar në lidhje me vendimin që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë e jo në Boletin siç ishte vendosur më herët. “Duke pasur parasysh faktin se kjo çështje është negociuar me Listën serbe dhe rrjedhimisht edhe më Serbinë, atëherë është e qartë se Vlora nuk është zgjedhur si vendi për te nderuar Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare për liri e pavarësi”. Për më shumë, Nisma e përforcon qëndrimin e saj duke e quajtur këtë vrasje të dyfishtë të heroit, tani edhe me bekimin e dy qeverive shqiptare. “Duke pasur parasysh ketë fakt Nisma për Kosovën kërkon që eshtrat e Isa Boletin të rivarrosen në Boletin të Mitrovicës, aty ku është përgatit kulla dhe varri i tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day