Microsoft dhe Google e ndalin luftën ligjore NULL NULL 01.10.2015 10:11 01.10.2015 10:11 Microsoft dhe Google kanë rënë dakord që t’i japin fund betejës ligjore mbi licencat e cila ka zgjatur 6 vjet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. 18 padi kanë qenë aktive në mes kompanive, të ndërlidhura me përdorimin e teknologjisë në telefonat celularë, wireless dhe në fusha të tjera. Nuk janë bërë të ditura detaje rreth marrëveshjes në mes këtyre dy gjigandëve teknologjikë, por në një deklaratë të përbashkët që të dyja firmat kanë thënë se “do të bashkëpunojnë në çështje të caktuara sa u përket licencave”. Ky është veprimi i fundit i të dyja kompanive lidere në botë, të cilat janë marrë vesh që të qëndrojnë larg paditjeve ligjore. Lufta, posaçërisht ajo softuerike, është intensifikuar viteve të fundit sa u përket licencave për produkte të caktuara teknologjike. Por kohëve të fundit ka pasur një zhvendosje nga dhomat e gjyqeve në dhomat e mbledhjeve të kompanive, ku janë arritur marrëveshje mbi këto çështje. Shkurtimisht, në një deklaratë të përbashkët këto dy kompani i kanë thënë: “Microsoft dhe Google kanë kënaqësinë të ju njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje sa ju përket çështjeve të licencave. Si pjesë e këtij dakordimi, kompanitë do të tërheqin të gjitha paditë që kanë ngritur ndaj njëra tjetrës në mënyrë që të ndërpriten proceset gjyqësore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.