Të moshuarit rrëzohen një herë në vit NULL NULL 01.10.2015 08:57 01.10.2015 08:57 1 Tetori njihet si Dita ndërkombëtare e Personave të Moshuar. Këtë vit Ministria e Shëndetësisë në Bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës do të shënojnë këtë ngjarje me moton “Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja moshore në mjedisin urban”. Poashtu me rastin e shënimit të kësaj dite do të shpërndahen edhe fletuksha “Parandalimi i rrëzimeve te personat e moshuar”. Specialisti i Shëndetit Publik në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Naim Jerliu i tha Klan Kosovës se çdo i moshuar mbi moshën 65 vjeçare rrëzohet një herë në vit si në ambientin ku jeton ashtu edhe në hapësira publike, andaj për këtë fakt sipas tij është e nevojshme të vetëdijësohet popullata për kujdesin ndaj pleqve. Sipas Jerliut të moshuarit po ballafaqohen me probleme të ndryshme si shëndetësore ashtu edhe shoqërore, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.